Varfëria, emigrimi, ulja e lindshmërisë, bixhozi, ndarja e pasurisë apo dhuna në familje kanë bërë që në gjykatën e Kukësit të shtohet numri i urdhër mbrojtjeve si dhe divorceve në familjet kuksiane.
Dhuna vitet e fundit po shtohet si mbi gratë ashtu dhe fëmijët. Aurora Guska, avokate që trajton rastet e divorceve pranë gjykatës së Kukësit thotë se divorcet kërkohen më së shumti nga gratë
Aurora Guska: Në rritje është dhe numri i urdhër mbrojtjeve për shkak të dhunës që ushtrohet në familje, bënë më dije avokatja Aurora Guska. Pjesë e urdhër mbrojtjes në disa raste janë dhe meshkujt pasi ka gra që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshortëve.
Vetëm në vitin 2021 gjykata e Kukësit ka regjistruar 125 divorce si dhe 63 urdhër mbrojtje në familje. Ndërkohë që në tri muajt e parë të 2022 pranë gjykatës së shkallës së parë Kukës deri më tani rezultojnë të jenë 20 divorce dhe 10 urdhër mbrojtje.
Top Channel