Një ditë pas atentatit, u arrestua edhe vetë administraori i Kallmetit, Besnik Simonaj.

Ai ndodhet në spital ku po mjekohet për plagët që mori gjatë atentatit por masa e arrestit iu dha pasi policia pas hetimeve arriti në përfundim se dhe ai vetë ka përdorur armë gjatë ngjarjes. Debati që nisi në zyrën e tij ka degraduar deri në përdorimin e armëve prej të dy palëve.

Besnika Simonaj mori 3 plumba dhe u plagos ndërsa Altin Marku u kap pas 4 orësh në arrati i plagosur me 2 plumba.  Të dy ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.   Arrestimi i Markut hodhi dritë mbi ngjarjen ku u zbrazën 22 plumba gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në dëshminë e tyre është thënë se ka qenë Altin Marku ai që ka qëlluar i pari në drejtim të Simonajt. Burime hetimore bëjnë me dije se konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit kur Marku siç mësohet, u përpoq të ndërpriste një takim elektoral të Partisë Socialiste një vit më parë. Që atëherë, debatet nuk janë sheshuar duke çuar deri në ngjarjen ku mbetën të plagosur të dy.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA