Pamjet e trishta nga lufta/ Nëna dhe foshnja të porsalindura flenë në korridoret e ftohta të bodrumit në Kharakiv

02/04/2022 14:30

Gratë shtatzëna dhe fëmijët po përjetojnë më keq se kushdo luftën në Ukrainën, ndërsa përpiqen t’u shpëtojnë bombardimeve duke u fshehur në bodrume dhe bunkerë.

Në Kharkiv, bombat kanë dëmtuar godinën e maternitetin, që tashmë është zhvendosur në bodrum.

Pamjet rrëqethëse tregojnë nënat, të cilave shpresa u jep forcë në ambientin e ftohtë dhe të errët.

Më shumë se 200 gra shtatzëna kanë mbetur në Kharkiv, ndërkohë që në korridore flenë nëna me foshnjat e porsalindur në krah.

Boja e vjetër bie nga muret, ndërsa një shtresë pluhuri mbulon objektet. Infermieret punojnë në heshtje, duke përdorur dritat e celularit, ndërsa foshnjat e lindura para kohe janë në terapi intensive në repartin tjetër.

Kjo është gjendja aktuale e një materniteti të improvizuar nën tokë në Ukrainë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA