Çmimi i naftës dhe benzinës shitet këtë të shtunë më lirë se një ditë më parë, pas vendimit të Bordit të Transparencës.

Nafta do të shitet 226 lekë për litër, benzina 208 lekë për litër, ndërsa gazi 114 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës thotë se po monitoron ecurinë e bursave dhe paralajmëron për pezullimin e aktivitetit të pikave të karburantit që nuk respektojnë vendosin çmimet e ndryshuara të hidrokarbureve.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Top Channel