Nisma për një ditë pa makina në të dielën e parë të çdo muaji është përqafuar nga autoritetet e Durrësit.

Kjo e diel do të ketë lëvizje të kufizuar automjetesh në qytetin e Durrësit. Bashkia në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përcaktuar dhe akset rrugore ku nuk do të qarkullohet me automjete nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, kjo e diel, më datë 3 prill, do të shënojë dhe fillimin e zbatimit të nismës “Dita pa makina”.

Akset rrugore ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve private do të jenë ato që të çojnë drejt qendrës së Durrësit dhe shëtitores bregdetare “Taulantia” deri tek objekti simbol i qytetit, Torra Veneciane. Konkretisht, nuk do të qarkullohet me automjete në këto akset:  Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”,  Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve-Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

Top Channel