Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, është shfaqur në mediat ruse.
Marianna është quajtur një aktore nga ana e rusëve, ndërsa tashmë është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit.
Sipas Sky News, ajo mund të jetë evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk.
Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por është goditur nga predha dhe është plagosur.
Sipas ekspertëve perëndimorë, ajo është detyruar nga rusët që të dalë para kamerave.
Very concerning news. Marianna, the pregnant girl from #Mariupol, turns out to be one of the refugees that has been taken to #Russia in violation of the evacuation agreement.
There they put her in front of a camera and have her say there was no aerial attack on the hospital. pic.twitter.com/SLJMAGeFTy
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) April 2, 2022
“Lajm shumë shqetësues. Marianna, vajza shtatzënë nga Mariupol rezulton të jetë një nga refugjatët që është dërguar në Rusi në kundërshtim me marrëveshjen e evakuimit. Aty e vendosën para një kamere duke thanë se nuk kishte sulm ajror në spital”, shkruan në Twitter Thomas van Linge.
“Dhe për ata që pyesin nëse ajo po thotë të vërtetën, jo. Propaganda e Kremlinit është brutale, por shumë jokonsistente. Rusët po e bëjnë gjithë historinë krejtësisht të palogjikshme. Burimet pohojnë se Marianna nuk është në Rusi, por në Donetsk të pushtuar nga separatistët, që në parim është gjithashtu shkelje. Marrëveshja e evakuimit ishte që refugjatët nga Mariupol të lejoheshin të shkonin në territorin e mbajtur nga Ukraina, jo në Rusi. Më lejoni të shtoj vetëm për të mbyllur këtë temë që dihej se forca pushtuese ruse po planifikonte të rrëmbente njerëz dhe t’i detyronte të bënin rrëfime kamera”, shtoi ai.
Top Channel