Aksi nacional Elbasan-Librazhd është sot plotësisht i kalueshëm pasi gjatë natës rruga është pastruar nga dherat që rrëshqitën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Shirat e dendur të një nate më parë, rreth orës 20:00 shkaktuan shkëputjen e gurëve nga shpati i malit në vendit e quajtur “Kthesat e Murrashit” në një gjatësi prej rreth 3 km.

Fatmirësisht nuk pati aksidente, por qytetarët u detyruan të presin për disa orë në trafikun e rënduar, ndërkohë që qarkullimi u bë vetëm me një korsi

Ky segment është problematik sa herë që në zonë ka reshje shiu, duke u bërë shpesh burim aksidentesh.

Prani të madhe inertesh ka pasur edhe në aksin rrugor Librazhd-Stebleve, Elbasan-Gjinar dhe në aksin nacional Gramsh-Moglicë.

Ndërsa në aksin rrugor Gjinar-Zavalinë prane fshatit Zavalinë, rruga vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të një masivi shkëmbor, i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht akset rrugore janë të hapura, ndërkohë që në terren po punojnë mjetet dhe punonjësit e firmave kontraktuese për pastrimin e inerteve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel