Viktima e pedofilëve tregon tmerret në vilën e Epstein me piktura përdhunimesh nga kafshët (fotot)

01/04/2022 15:54

Një nga viktimat e financierit pedofil amerikan Jeffrey Epstein dhe krahut të tij të djathtë Ghislaine Maxwell ka treguar për “rrjetin e abuzimeve” në vilën e tij në Karaibe.

Në një dokumentar të rrjetit BBC të quajtur ‘House of Maxwell’ , viktima e abuzimeve Juliette Bryant tergon sesi u josh në ishull dhe si u përdhunua nga maniakët.

Në dokumentarin e ri me tre pjesë ajo tregon sesi u shantazhua nga tashmë i vdekuri Epstein dhe trafikantja e dënuar Ghislaine në ishullin Little St James në Puerto Rico.

Të dy ata ishin miq të ngushtë të princit britanik Andrew, i cili këtë muaj mbylli privatisht pretendimet e ngjashme me viktimën tjetër Virginia Giuffre, e cila e akuzonte se e kishte përdhunuar kur ishte 17 vjeç, pasi Ghislaine e Epstein e prezantuan me të.

Afrikano-jugorja Juliette thotë në dokumentarin e ri: “Më urdhëronin të shkoja në dhomën e tij të gjumit mesatarisht tre herë në ditë. Aty kishte shumë vajza të tjera, ishin rreth 60 vajza që hynin e dilnin”.

“Isha 20 vjeç kur më çuan aty, kështu që isha më me fat, nuk isha aq e vogël sa të tjerat. Ishte si një fabrikë seksi, një makineri që drejtohej nga Ghislaine Maxwell .

“Njerëzit më pyesin se përse kthehesha aty. Por asnjë nuk mund të mos i bindej Epstein. Para se të më dërgonte në shtëpi ai më tha se një vajzë e kishte akuzuar për përdhunim por ai i kishte vendosur droga në shtëpi dhe ajo ishte arrestuar e dërguar në burg”.

“Më pas më tha se kishte dhe familjarët e mi në listën e emrave, kështu që bëja siç më thoshte sepse isha e tmerruar prej tij, prej influencës që kishte ai”.

Ghislaine tashmë përballet me 40 vjet burgim për trafikimin e vajzave të reja për llogari të Epstein, me të cilin shoqërohej prej viteve 1990-të.

Ajo u arrestua pas vdekjes së Epstein në qelinë e burgut, teksa priste gjyqin e pedofilisë dhe trafikut seksual njerëzor.

Juliette shton: “Ghislaine menaxhonte vajzat dhe na thoshte se cila duhet të shkonte në dhomën e tij. Askush nuk mund të thoshte jo”.

“Dhoma e tij ishte e errët dhe e ftohtë. Unë thjesht ‘dilja’ nga trupi im dhe lejoja të bënte ç’të donte sepse nuk dija të bëja gjë tjetër”.

“Përpiqesha të largohesha nga dhoma në mendjen time, pretendoja se nuk po ndodhte. Gjërat që anë ndodhur aty më tmerrojnë aq shumë sa nuk mund të flas për to”.

“Ai ushqehej me terrorin, kishte diçka me energjinë e tmerrimit të një vajze që ai pëlqente”.

“Në vilën e tij kishte një pikturë të frikshme, perverse në mur që të kallte datën. Ishte një vajzë e zhveshur dhe një fokë e madhe që përpiqej ta përdhunonte”.

“Nuk kam parë asgjë më tmerruese, këto ishin kënaqësitë e këtyre njerëzve. Kishte piktura vajzash të zhveshura kudo, kishte foto të zhveshura të Ghislaine nëpër dhoma.”

Juliette kujton më tej: “Isha një vajzë e re me ëndrra të shkatërruara, besoja se mund të bëja diçka me jetën time dhe tentova në botën e modelingut. Modelja amerikane Naja Hill, më tha se do të më prezantonte me dikë që do të më ndihmonte në karrierë”.

“Besoja se ëndrrat e mia po bëheshin realitet dhe shkova në një dhomë hoteli për të bërë intervistën e punës me Jeffrey Epstein.

“Ai më tha se nga Afrika e Jugut do më marrë në New York, do të më paguantë biletën dhe vizën, pastaj zyra e tij më telefonoi dhe më thanë të bëj gati plackat se do të shkoja në Karaibe”.

“Ishulli i tij ishte i mrekullueshëm por shpejt aty nisën të vinin vajza të tjera dhe unë kuptova qëllimin e vërtetë të ftesës”.

Juliette shton: “Jeffrey shikonte filma seksi me ne, dhe vajzat kryenin akte seksuale me të teksa ai shikonte. Megjithse e tmerruar unë isha në një vend të huaj, pa celular, para apo mjete komunikimi. Më pas nisa ta pranoj turpin por tani dua të flas për ata njerëz që nuk mund të flasin më”.

Ajo shton se është një mrekulli që më në fund akuzat u ngritën ndaj tyre: “Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë do të ndodhte, këta maniakë ia kanë hedhur aq shumë vite me ato që kanë bërë. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për të vërtetën”.

FOTO GALERI
1/4
Vila e Epstein dhe trafikantja e dënuar Ghislaine në ishullin Little St James në Puerto Rico.

Top Channel