Nis në Doha ceremonia e shortit për Kupën e Botës, Katar 2022, turne që do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më datë 18 dhjetor.
Kur kanë mbetur edhe tre kombëtare për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre nëpërmjet ndeshjeve Play-Off, janë ndarë edhe katër vazot nga të cilat do të plotësohen grupet e Botërorit.
Në vazon e parë gjenden kombëtaret favorite si Franca, kampione e Botës në fuqi, apo edhe Brazili, Anglia (nënkampione e Europës), Spanja, Argjentina e Portugalia. Ndërkohë, në vazon e dytë, Gjermania, Holanda, Uruguaj apo Kroacia me Danimarkën janë kundërshtarë për t’u shmangur.
Grupi A: Katar, Holandë, Senegal
Grupi B: Angli, Amerikë, Iran
Grupi C: Argjentina, Meksikë, Poloni
Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi,
Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni
Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Marok
Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi
Grupi H: Portugali, Uruguaj, Korea e Jugut
Vazo 1: Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali, Katar
Vazo 2: Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, USA, Zvicër, Uruguaj, Kroaci
Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Marok, Tunizi
Vazo 4: Kanada, Kamerun, Arabia Saudite, Ekuador, Gana, plus tri skuadra për t’u përcaktuar (një mes Uells/Skoci/Ukrainë, një mes Kosta Rika/Zelandë e Re, dhe një mes Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe/Peru)
Top Channel