Jemi vetëm një ditë para fillimit të muajit të Ramazanit, ndërsa artistë të ndryshëm vendosën të diskutonin në studion e “Shqipëria Live” rreth agjërimit.

Jemi mësuar t’i shohim në ekran por ka shumë artistë shqiptarë të cilët agjërojnë, disa prej tyre nisin me përgatitjen e trupit disa ditë përpara, me reduktimin e ushqimeve dhe ujit.

Në studio artistët treguan se si ndihen gjatë agjërimit dhe si arrijnë ta përballojnë për shkak se rutina e tyre ditore është e ngjeshur.

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj tregoi se konsumonte shumë pak gjatë ditës dhe nuk e kishte problem agjërimin.

Në fakt unë mëngjesin nuk e ha drekën e konsumoj shumë vonë ndërsa darkën nuk e konsumoj pothuajse fare, ndërsa kafen e kam problem”, u shpreh Shqipja.

Një batutë erdhi nga këngëtari Shpat Kasapi i cili shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Lum ai burrë që do të marri, s’paske shumë harxhime”, u shpreh Shpati duke qeshur.

Shqipja nuk nguroi t’i kundërpërgjigjej, sërish me shaka duke thënë se harxhon në vende të tjera.

Top Channel