Erjona Rusi: Fillimisht Top Channel vija vetëm të takoja të dashurin, ëndërroja të punoja këtu

01/04/2022 21:56

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’ është gjithashtu edhe moderatorja Erjona Rusi e cila ka treguar eksperiencën e saj në ‘Top Channel’

Ajo tha se fillimet e saj në top Channel nuk kishin lidhje me punën, edhe pse që në atë kohë para 18 vitesh, Rusi kishte shumë dëshirë të ishte pjesë e ‘Top Channel’

Erjona Rusi: Fillimisht Top Channel vija vetëm për të pirë kafe sepse i dashuri im asokohe dhe tani burri im, punonte në Top Channel dhe unë thoja atëherë sikur të punoja dhe unë këtu.

Fati deshi që të mos nisja që atëherë por pas 18 vitesh kur isha konsoliduar në profesion pasi kisha krijuar eksperienca të shumta dhe erdha këtu shumë e përgatitur. Në Top Channel kam filluar punë fillimisht në vitin 2019.

 

Top Channel