Dështon sërish evakuuimi i civilëve nga Mariupoli, rusët pengojnë dhe futjen e ushqimeve në qytet

01/04/2022 22:23

Evakuuimi civilëve nga Mariupoli dështoi dhe këtë të premte, ndonëse vetë Rusia tha se do të ndihmojë bnë krijimin e një korridori humanitar nga qyteti drejt Zaporizhjas.

Një ekip i Kryqit të Kuq që udhëtonte që erdhi për tyë ndihmuar për në Mariupol deklaroi se e patën të pamundur të garantonin kalimin  e sigurt të civilëve, por thonë se do të udhëtojë sërish të shtunën, në përpjekje për të evakuuar banorët.

Mariupoli është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse dhe pas 37 ditësh luftë, 90% e ndërtesave të tij janë dëmtuar. Të paktën 5000 njerëz kanë vdekur.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Donetskut thotë se forcat ruse nuk lejuan kalimin e ndihmave drejt qytetit e rrethuar të Mariupolit.

Rreth 150.000 civilë llogaritet të jenë tani në qytet, nga gjysmë milionë që ishin para luftës, ndërkohë që në qytet ka mungesa të ushqimin, ujit dhe energjisë.

 

Top Channel