Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Ndër personazhet më të rinj në moshë në Top Channel, është edhe moderatorja Alesia Bami, e cila mbrëmjen e sotme tek ‘Ëndërrtjerrësit’ ka shprehur momentet e saj më të bukura dhe më të sikletshme që ka përjetuar gjatë karrierës së saj.
Ajo tha se periudha e saj më e sikletshme në televizion ka qenë tek ‘Proçesi Sportiv’ pasi ishte një fushë e re për të dhe ishte i gjithë emisioni live.
Alesja Bami: Kur kam qenë 19-vjeç kam marrë propozimin të jem pjesë e së ‘Diellës’. Kishte shumë të rinj dhe kjo është gjë për tu vlerësuar në ‘Top Channel’, sepse i japin mundësi të rinjve. Momenti më i bukur në rrugëtimin tim ishte ‘Escape’ me Flor Gjinin pasi ishte fillimi im, sepse nuk kisha eksperiencë në këtë fushë.
Flori Gjini: Alesja ka humor të paparë, i them gjithmonë nxirre edhe gjatë moderimit mos rri kaq e urtë.
Alesja Bami: Megjithatë sprova më e madhe për mua ka qenë tek Procesi Sportiv pasi ishte edhe live.
Top Channel