Autoritetet kineze kishin njoftuar planin për të eliminuar të gjitha kafshët shtëpiake të një zone me të infektuar me Covid-19, por anulluan planet ekstreme pas zemërimit të rezidentëve.
Masa e padegjuar e zyrtarëve të qytetit Langfang përfshinte sekuestrimin dhe zhdukjen e kafshëve shtëpiake të zonës Anci në provincën veriore Hubei, por banorët e shokuar ngritën zërin kundër zyrtarëve dhe direktiva u tërhoq.
Nuk është e qartë sesa kafshë ishin vrarë para tërheqjes së masës por rrjeti vendas ‘China News Service’ raportonte se zbatimi i saj u ndalua rreth orës 17.00
Ka pasur disa raste të kalimit të virusit nga njeriu te kafshët por asnjë të konfirmuar të perhapjes përsëri nga kafshët te njeriu.
Pamje të rënda karantinash të gjera kanë ardhur nderkohe nga Kina ku qeveria ka rinisur izolime drakoniane koronavirusi edhe për raste të pakta.
Vendi ku virusi doli fillimisht në fillim të 2020 thotë se ka ruajtur kontrollin e sëmundjes me izolime absolute por pa asnjë konsideratë për të drejta individuale apo civile.
Autoritetet në Shanghai u përgatitën për izolimin e pjesës perëndimore të qytetit, në një operacion me dy faza që do të kryhet për tetë ditë, sipas britanikes Daily Mail.
Prodhimi në fasoneritë kineze ra në më të ulëtën e pesë muajve në mars, teksa shumë fabrika kanë ndërprerë prodhimin.
Autoritetet thonë se do të testojnë rreth 16 milionë njerëz në Puxi, ku rezidentët nuk lejohen të dalin nga zonat apo komplekset e banimit. Ushqimet ose porositë e pazarit u dërgohen në banesa. Nuk dihet nese masa te tilla do te vijojne teksa publiku ka bere te ndjehet zerin e tij me kenge e brohorima kolektive nga dritaret e komplekseve shumekateshe te banimit.
Top Channel