Kanë kaluar 3 vite që prej kohës kur Era Istrefi solli projektin e fundit muzikor. Këngëtarja do të rikthehet në muzikë me këngën “Bebe”, që do ta publikojë ditën e sotme.

Klipi është xhiruar në Zvicër ndërsa “Goca dhe Gra” kanë siguruar pamje ekskluzive nga prapaskenat. Menaxheri i këngëtares ishte i ftuar dhe tregoi përplasjet me kompaninë e huaj duke zbuluar arsyet përse Era, e cila bëri bujë me “Bon bon” u zhduk nga muzika.

“Era ka insistuar që të publikojë këngë shqip, por ka pasur paqartësi me labelin e saj dhe gjatë rrugës, menaxhimi duhet të zgjidhte këto paqartësi sepse ajo e kishte suksesin me gjuhën shqipe. Menaxhimi duhet ta argumentonte tek labeli sepse është kompani që investon tek artisti. Këtu ishte problemi. Për momentin jemi duke punuar shumë, nuk ka emra por do ketë bashkëpunime”, tha menaxheri.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel