Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se për dorëheqjen e deputetit Alqi Bllakos, do të flasë drejtësia.
Nga foltorja, ministrja tha se i beson drejtësisë, ashtu siç i besoi në rastin e presidentit Meta. Këtë të fundit, ajo e e quajti një “ish”, teksa tha se do zgjidhet një president në kontrast me Ilir Metën.
Spiropali: Bllako dha dorëheqjen, para se ky Kuvend t’i hiqte imunitetin. Po hetohet prej një pushteti. Atë që thotë Gjykata, jo atë që thonë foltoret. Ne presim të flasë drejtësia se ky është sistemi që kemi zgjedhur. Edh për Metën iu bindëm drejtësisë, edhe për atë “ish”.
Të gjejmë një president në contrast me të, po i kthejmë normalitetin vendit, Do t’i kthejmë presidentin, votono sot. Do t’i kthemë normalitetin familjeve më në nevojë.
Ditën e djeshme, Bllako dorëzoi mandatin duke hequr dorë nga imuniteti i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë. Ish deputeti i PS është vetëdorëzuar në polici këtë të enjte. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
Top Channel