Udhëtarët në Lushnje ankohen për çmimin e rritur të biletave. Sipas tyre janë rritur çmimet në destinacionet e njësive administrative dhe ndërqytetase me rreth 30 për qind.

Kështu në krahasim me një javë më parë, për të shkuar nga Lushnja në Fier udhëtarët paguajnë 100 lekë më shumë. Bileta nga 300 lekë u bë 400.

Ndërsa në njësitë administrative, çmimet janë dyfishuar sipas destinacioneve ku nga 50 lekë, sot është bërë 200.

Problem mbetet dhe transporti me mjete të pa licensuara ku shumica e këtyre nuk japin as biletë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kishte deklaruar se  se qeveria do të kompensojë ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas për të mos lejuar rritjen e biletave.

Top Channel