Këngëtari me famë botërore Maluma po vijon turin e tij të koncerteve në Evropë.

Ajo çfarë ndodhi në koncertin e tij në Frankfurt të Gjermanisë ishte një propozim për martesë.

Në videon e publikuar nga vetë Maluma në llogarinë e tij në Instagram, shihet teksa një djalë i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të skenës.

Nën tingujt e pianos dhe mes një shiu petalesh trëndafili, u realizua propozimi për martesë, ndërsa brohoritjet e fansave nuk munguan.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Këngëtari romantik shihej i lumtur gjatë propozimit dhe i vetmi moment që ndërhyri ishte kur vajza pranoi.

Jemi mësuar të shohim pankarta të vajzave që i kërkojnë Malumës të martohen me të por kësaj radhe vëmendjen e mori propozimi për martesë, një moment të cilin nuk mendonim që mund ta shihnim në një koncert të tij.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel