Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar dy nga ish-konkurrentët e “Përputhen 40”, Stela dhe Çimi që dolën çift nga programi.

Lidhja dhe ndarja e tyre pak javë më pas u përfol shumë, madje nuk munguan as kunjat dhe ironitë në rrjetet sociale nga të dyja palët.

Sot përballë njëri-tjetrit, Stela dhe Çimi treguan sipas versionit të tyre se pse nuk funksionoi lidhja.

Sipas Çimit, Stela është më lart se ai, duke e konsideruar veten si një burrë nga perfieria dhe jo shumë inteligjent.

Arsye kjo e mohuar nga Stela, e cila këmbënguli se në fakt ishte pasiguria dhe lëvizshmëria e Çimit shkak i ndarjes.

Mirëpo në fund të përballjes, Çimi nuk ngurroi ta pyeste Stelën nëse ka dikë në krahë, pyetje kjo që zbuti paksa situatën.

Stela pranoi ftesën për kafe nga Çimi, por a do të vijojë edhe me një darkë?

Top Channel