“Fëmijët tanë, mish për top”/ Nëna e ushtarit rus mes lotësh: Atje është kasaphanë!

30/03/2022 14:39

Jevgenij, një ushtar rus 26-vjeçar humbi jetën ditët e para të luftës, gjatë sulmit për të marrë aeroportin ukrainas, Hostomel, afër Kievit.

E ëma rrëfen se rreshteri i ri,  nuk kishte marrë asnjëherë pjesë në luftime. Në intervistën për DW e kanë quajtur Natalia, por ky nuk është emri i saj i vërtetë. Ajo nuk i beson më pretendimet se bëhet fjalë për një “operacion special”, tashmë e ka të qartë se çfarë po ndodh në vendin fqinj.

“Është shumë e rëndë, dhimbja është e madhe. Por nuk kam çfarë të bëj, askush nuk ma kthen dot djalin në jetë” , shprehet gruaja e përlotur, mbi të cilën ndikimi i propagandë shumë vjeçare ruse, ndihet gjithsesi. Ajo rrëfen se i biri direkt pasi dha provimet më 2014 ai shkoi në ushtri. “U  bë specialist i një njësie speciale të shërbimit ushtarak të inteligjencës, GRU.

Atij i ofruan që në atë kohë një kontratë. Unë arrita disi t`ia kthej mendjen, sepse kontrata do të thoshte që ai të shkonte në krizat e luftës. Më pas ai kërkoi punë në polici dhe punoi për një shërbim sigurimi. Por puna nuk  i pëlqeu, kështu që morri kontratën. E pranuan menjëherë. Në vitin 2017 i lindi një djalë. Të shoqen e pati njohur në kohën kur punonte në sigurim” rrëfeu ajo.

Më tej tha se në fund të janarit, ai e kishte marrë në telefon për t`i thënë se do  të shkonte në Smolensk, një qytet në perëndim të Rusisë, për manovra ushtarake. Unë i thashë:”Po më gënjen? Ç`janë këto manovra?”  Kërkova në internet dhe pashë se faktikisht kishte pasur manovra me Bjellorusinë, por ato kishin përfunduar”, shprehet Natalia. “Kërkova dhe ca në internet dhe e kuptova se po shkonte ne Ukrainë, e ndalova, i thashë s’do kthehesh më, e ai mu përgjigj: Ç’i ke këto marrëzira që thua? Atij ose ia kishin shpëlarë trurin dhe e kishin bërë të besonte se po shkonte për manovra, ose e dinte ku po shkonte por nuk e imagjinonte dot se atje do të kishte gjakderdhje, por kjo e tillë është”, pohon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA