Ish-banori i “Big Brother VIP”,  Donald Veshaj para pak kohësh ka publikuar këngën e tij  më të re “Nuk je”.

Projekti muzikor u prit shumë mirë nga ndjekësit e tij të cilët nxorën aludime për një dedikim të mundshëm.

Kënga erdhi në bashkëpunim me mikun e tij, kantautorin Elgit Doda.

Një postim i Elgitit në InstaStory paralajmëroi që një projekt muzikor me vëllezërit Veshaj mund të jetë rrugës.

Në videon e publikuar  shihej studioja muzikore njëkohësisht edhe etiketimi me emrat e Donaldit dhe vëllait të tij binjak.

“O ça po vjen”, shkruan Elgiti në postimin e tij.

Një përgjigje ka ardhur edhe nga aktori i cili me anë të një postimi në InstaStory e pranoi që nuk i thotë dot jo këngëtarit.

“Si mos me t’thon un ty jo”, shkruan Donaldi në postimin e tij.

Ndërkohë treshja po vazhdon të korrë sukses me këngët dhe koncertet, të cilat nuk kanë qenë vetëm në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel