Shtrenjtimi i naftës/ Soko në “Open”: Taksat rëndojnë çmimin, jo tregu i karburanteve

28/03/2022 22:20

Ekonomisti Pano Soko bëri një shpjegim të qartë se ku taksohen shqiptarët tek sektori i karburanteve.

Në “Open”, Soko tha se si shoqëri e varfër duhet të kishim konsumin e lirë, por ndodh e kundërta.

Ne mund t’i kuptojmë problematikat që mbart zinxhiri i prodhimit e deri te dalja në punë. Ne kemi një akcizë. Akciza është taksë ndëshkimore, mbi mallrat që krijojnë kosto me shpenzime për buxhetin e shtetit.

Te nafta, te duhani, alkooli. Pse nafta? Se nafta dëmton ndotje, e shëndetin e njeriut, kështu shteti paguan, se paguan për spitalet. Ne këtë e kemi më të lartën. Po pse kemi taksë qarkullimi? Ne paguajmë te kolaudimi,  pastaj paguajmë taksë regjistrimi.  Ja ku u ezauruam për asetin që kemi, dhe dëmin që shkakton.

Për të mbyllur gropat dhe evazionit fiskal që shkaktojnë, ua marrim konsumatorëve. Ne jemi shoqëri e varfër, duhet të kishim konsumin e lirë. Taksat rëndojnë çmimin dhe jo tregu i karburanteve”, tha Soko.

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.

Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.

Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel