Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  shembi disa ndërtime pa leje në Radhimë të Vlorës.

Pronarët e një hoteli në Radhimë bënë rezistencë duke bërë që në operacion për shembjen e ndërtesës tre katëshe të ndërhynte dhe policia.

Hoteli i marrë me qira nga një shtetase italiane  nuk ishte kualifikuar për legalizim, por të zotët thonë se janë në proces gjyqësor me IMT. Ata thonë se kanë dokumentet e tokës ku është ngritur prona.

Edhe shtetasit italianë që kanë investuar në këtë hotel thonë se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.

Top Channel