Disa sulme ruse janë raportuar gjatë natës në zonën perëndimore të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se gjatë natës ka patur dy shpërthime shumë të fuqishme në Zhytomyr ndërsa tani situata në qytet është pak më e qetë.

Tronditjet në qytet kanë qenë shumë të forta dhe krijonin ndjesinë e tërmetit. Banorët e qytetit janë panikosur duke dalë menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Volyn në Ukrainën perëndimore, Yuriy Pohuliaiko tha se një raketë goditi një depo karburanti dhe ishte gjuajtur nga Bjellorusia fqinje, siç raporton ushtria.

“Sapo u ktheva nga skena”, tha Yuriy Pohuliaiko në një postim në Telegram. “Dua t’ju informoj se ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e sulmit me raketa. Për momentin nuk ka viktima. Raketa fluturoi në një lartësi të ulët, duke iu shmangur zbulimit nga radarët“- tha ai.

Ushtria ruse ka shënjestruar pikat e furnizimit me karburant rreth Ukrainës ditët e fundit, me Rusinë që konfirmoi sulmet në depot e karburantit në Lviv dhe jashtë Kievit të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA