Rusia sekuestron miliona dollarë ora zviceriane luksi prej luftës në Ukrainë (fotot)

28/03/2022 18:26

Zyrtarët në Rusi kanë raportuar sekuestrimin e orave të dorës nga Audemars Piguet në vlerë miliona dollarë.

Objektet e çmueshme zviceriane u sekuestruan dje në një dyqan nga agjentë të shërbimeve të sigurisë për shkelje të rregullave të doganave, thuhej në një raportim të mediave zvicerjane.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi Zvicra braktisi pozitën e saj neutrale për t’u bashkuar me sanksionet që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Qeveria zvicerjane ka thënë se ndalimet e eksporteve për disa marka luksi po shkaktojnë “pasiguri” për disa biznese.

Orat Audemars Piguet mund të kushtojnë më shumë se $921,000 secila. Komapnia nuk i është përgjigjur ende interesit të mediave për komente.

Sipas të përditshmes zvicerjane NZZ am Sontag, orat u sekuestruan nga agjentë të shërbimeve të sigurisë FSB, nga filiali i Moskës i rrjetit Audemars Piguet.

Agjentët kishin justifikuar sekuestrimet me pretendimet se orat kishin shkelur rregullat e doganave gjatë hyrjes në Rusi.

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, Zvicra ka thënë se po ndalon operacionet në Rusi dhe shumë dyqane të saj në Moskë përshkruhen si “të mbyllura” në faqet e internetit.

Sipas shifrave të industrisë, Zvicra ka eksportuar ora luksi në vlerë 260 milionë fraga ($280mln) drejt Rusisë vitin e kaluar, por tregu mund të jetë shumë më i madh po të llogariten klientët ruse që blejnë mallrat në Zvicër.

Disa lloje sekuestrimesh janë parë ditët e fundit prej kompanive perëndimore në Rusi, siç janë dhjetra avionë pasagjerësh të mbetur në aeroportet ruse pas refuzimit të largimit.

BBC shkruan se ish-presidenti Dmitry Medvedev ka thënë se një ligj i ri mund të privatizojë asetet e kompanive të huaja që përpiqen të largohen nga Rusia.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët në Rusi kanë raportuar sekuestrimin e orave të dorës nga Audemars Piguet në vlerë miliona dollarë.

Top Channel