Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar më 31 mars .

Sipas kryeministrit Edi Rama, që prej muajit janar 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.

Njoftimi i plotë:

Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë. Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën e quajtur Këshillimi Kombëtar drejtuar qytetarëve për 12 çështje të cilat ai i quan të rëndësishme dhe kërkon opinionin e tyre.

Duke nisur nga ashpërsimi dënimit atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve dhe përsërisin dhunën në familje, legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, shtim ndëshkimi për kompanitë në evazion fiskal. Çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.

Top Channel