“Nuk të pranojnë në punë nëse je obez”, gazetarja shpjegon rregullin e çuditshëm në Japoni

28/03/2022 17:09

Gazetarja Mirilda Tiri shpjegoi për “Shqipëria Live” hapat që ndjek Japonia për të pakësuar numrin e obezëve.

Mund të duket e çuditshme por në vitin 2016 në Japoni filloi qarkullimi i një lajmi i cili tregonte kufizimet që do të kishin personat obezë.

Ajo shpjegoi se nuk kishte një ligj të posaçëm i cili krijonte kufizime në lidhje me peshën, që do të thotë se ata nuk gjobiten nëse janë brenda disa rregullave.

Nuk është ligj por është një kërkesë që u bëhet kompanive për të ruajtur shëndetin e punonjësve, pra e kanë pjesë të chek up-it ”, u shpreh gazetarja.

Punonjësit japonezë ruajnë shëndetin e tyre duke nisur që nga dieta, deri tek ecja në bazë të orëve që qëndrojnë ulur.

Shumë kompani në Japoni u ofrojnë punonjësve palestra dhe mundësi për t’u çlodhur.

Më pak se 30 % e popullsisë japoneze është obeze, këtu bëhet fjalë për personat që kanë tejkaluar limitet e përmasave të vendosura nga qeveria.

Një pjesë e vogël e japonezëve janë të prekur nga sëmundjet, ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel