Banorët raportuan të shtëna me armë në Shkodër, policia: Ishte alarm i rremë

28/03/2022 13:00

Banorët e fshatit Grudë të Shkodrës raportuan për të shtëna me armë mesditen e kësaj të hënës, por rezulton alarm i rremë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të zonës në fshatin Grudë e Re nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale që tregon se ka patur të shtëna me armë, banorët e zonës përreth kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë dhe në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shkuar asnjë person i dëmtuar.

Në përfundim të këtyre veprimeve hetimore paraprake rezulton se telefonata është e rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA