Mbrëmja e djeshme solli rikthimin e “Oscars 2022” pas pandemisë, ndërsa sytë e publikut u fokusuan tek veshjet, performancat dhe ndarja e çmimeve.

Ishte këngëtarja me famë botërore Beyonce e cila me një performancë të fuqishme të “Be Alive”, ndezi skenën por kësaj radhe nuk ishte vetëm.

Sipas Daily Mail vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe e gjunjëzuar përpara dhe në qendër përballë Beyonce-s për një pjesë të performancës.

Beyonce ishte e veshur me një fustan jeshil neon dhe taka, por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishin aksesorët.

Ajo preferoi për aksesorë një palë vathë, byzylyk dhe unazë diamanti me shkëlqim.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe aksesorin provokues në këmbën e saj, një byzylyk me gurë neoni.

Këngëtarja u shoqërua edhe nga trupa e baletit të kombinuar deri në detajet më të vogla.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel