Ukraina shkatërron tanket e rusëve, rimarrin kontrollin në disa zona

27/03/2022 12:02

Dy korridore humanitare për evakuimin e civilëve janë rënë dakord të hapën të dielën të Ukrainë, ka njoftuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, përfshirë edhe atë nga Mariupol.

Banorët e qytetit të rrethuar Donetsk do të lejohen të përdorin transportin e tyre për të shkuar në qytetin e Zaporizhzhia, ndërsa civilët që përpiqen t’i shpëtojnë luftimeve në rajonin fqinj Luhansk do të lejohen të evakuohen nga qyteti i Rubizhne rreth 80 km larg.

Në një përditësim të situatës të dielën, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se kishte zmbrapsur shtatë sulme të armikut në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Donbasit, duke shkatërruar tetë tanke. Ministria ruse e mbrojtjes, ndërkohë, raportoi për marrjen e kontrollit të dy fshatrave pranë bastionit separatist të Donetsk .

Ndërkohë të paktën pesë persona raportohet se u plagosën pasi të paktën dy raketa goditën Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore që më parë ishte kursyer nga sulmi brutal i Rusisë. Një nga raketat goditi një depo karburanti. Sulmi ndodhi ndërsa presidenti Biden ndodhej në Poloni, i cili në kufij me LVIV. Forcat ukrainase ndërkohë thonë se kanë rimarrë disa fshatra nga forcat ruse duke përfshirë ato në lindje të Kharkiv dhe në veriperëndim të Mariupol. Lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Top Channel