Sezoni i dytë i “Bridgerton” nis me Shqipërinë! Plani i personazhit për të imituar Lord Bajronin

27/03/2022 22:23

Një ndër serialet më të ndjekur të momentin “Bridgerton”, ka nisur transmetimin e sezonit të dytë dhe ajo që e bën më të veçantë është përmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga personazhet e filmit.

Shkak për këtë bëhet Xhorxh Bajroni, Lordi që në vitin 1809 ndërmerr një udhëtim nëpër vise të largëta e të panjohura, larg aristokratëve dhe luksit të Londrës. Ali Pashë Tepelena e priti në sarajet e tij, ndërsa Lordi u dashurua me shqiptarët, “armiq për vdekje, por miq besnikë”, siç i cilëson në veprën e tij.

Edhe në film, personazhi Collin Bridgerton nis të planifikojë një udhëtim dhe një ndër destinacionet është Shqipëria, ashtu sikurse Bajroni. Ngjarjet në serial zhvillohen në vitin 1813, pak pasi ishte botuar “Shtegtimet e Çajld Haroldit”, ç’ka vërteton sërish se Bajroni në atë kohë bëri Shqipërinë të njohur në gjithë botën e qytetëruar.

Bridgerton’, që në sezonin e parë u shndërrua në një ndër serialet më të shikuar në platformën Netflix.

‘Bridgerton’ bazohet në serinë e librave të Julia Quinn me po të njëjtin titull. Ai është një serial romancë-thriller historik, që zhvillohet në Londrën e epokës ‘Regency’ në vitin 1813, ku paraqitet familja aristokratike ‘Bridgerton’, tetë fëmijë dhe nëna e tyre e ve. Sezoni i dytë tregon kërkimin e Lord Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) për dashurinë. Lordi Anthony dëshiron të gjejë një grua të përshtatshme për të mbajtur emrin e familjes së tij, pasi ia vë syrin Edvinës së sapoardhurit, motra e saj Kate është e vendosur të ndalojë bashkimin e tyre.

Seriali ‘Bridgerton’, në Netflix, u krijua nga Chris Van Dusen dhe prodhohet nga Shonda Rhimes.

‘Bridgerton’ është seriali më i shikuar në platformën Netflix, me një shikueshmëri prej 82 milion personash.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel