Na duhen tanke dhe avionë’. Zelensky-Perëndimit: Nga se keni frikë?

27/03/2022 12:14

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është drejtuar edhe njëherë për ndihmë perëndimit duke i kërkuar që të furnizojë me më shumë tanke dhe avionë vendin e tij. Zelensky pyeti drejt për drejt perëndimin se përse ka frikë nga Moska.

“Ukraina nuk mund ti rrëzojë raketat ruse duke përdorur pushkë gjahu, mitralozë dhe është e pamundur të zhbllokohet Mariupol pa një numër të mjaftueshëm tankesh, automjetesh të tjera të blinduara dhe natyrisht, avionë. Të gjithë mbrojtësit e Ukrainës e dinë këtë. Të gjithë mbrojtësit e Mariupol e dinë këtë. Qytetarë, civilë që po vdesin në fushëbetejë.Shtetet e Bashkuara e dinë këtë. Të gjithë politikanët evropianë e dinë. Ia thamë të gjithëve.

Kështu që të gjithë të kuptojnë se kush dhe pse ka ka frikë të parandalojë këtë tragjedi. Frikë për të marrë thjesht një vendim.”
Zelenskiy, një folës i mirë edhe i gjuhës ruse, tha gjithashtu se Rusia “po bënte gjithçka për të siguruar që derusifikimi të ndodh” në Ukrainë.

“Aty ku rusishtja ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së përditshme, si gjuha ukrainase, në lindje të shtetit tonë, dhe ku ju i ktheni qytetet paqësore në gërmadha sot. Vetë Rusia po bën gjithçka për të siguruar që derusifikimi të ndodhë në shtetin tonë. Ky është një tjetër manifestim i politikës suaj vetëvrasëse.”

Zelensky tha se Rusët po shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë para. “Trupat ruse marrin urdhra të shkatërrojnë gjithçka që e formon popullin tonë, kulturën tonë. Kjo është pikërisht mënyra se si nazistët u përpoqën të kapnin Evropën 80 vjet më parë. Pikërisht kështu veprojnë pushtuesit në Ukrainë.”.
Presidenti ukrainas, paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.

Top Channel