45 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 646 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

21 raste pozitivë kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnjë, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 516 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Mars 2022)

Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 646

Testime totale 1,773,637
Raste pozitive 273,432
Raste të shëruara 269,425
Raste Aktive 516
Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246
Fier 70
Vlorë 70
Gjirokastër 35
Berat 19
Elbasan 16
Shkodër 16
Durrës 13
Kukës 12
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 5

Top Channel