Lufta vazhdon ndërsa numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar të bjerë ditët e fundit.
Roja Kufitare Polake tha se 30,500 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre të premten, 6.4% më pak nga një ditë më parë.
“Deri në orën 06:00 të së shtunës, 6,100 njerëz kaluan , kjo është 11% më pak nga e njëjta periudhë e së premtes”, sipas BBC.
Deri më tani janë mbi 2.2 milionë njerëz të cilët janë larguar për t’i shpëtuar luftës.
“Disa nga ata njerëz që ikin nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia, por eksperti i migracionit në Universitetin e Varshavës, Prof Maciek Duszczyk vlerëson se rreth 1.2-1.3 milionë refugjatë mbeten”, sipas BBC.
Që nga fillimi i luftës më shumë se 300,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë, pavarësisht situatës.
Lufta në Ukrainë vijon prej pesë javësh duke shtuar çdo ditë numrin e viktimave dhe të lënduarve.
Pavarësisht bisedimeve akoma nuk është arritur në një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Shumë shtete janë solidarizuar me Ukrainën por kjo nuk ka ndikuar në tërheqjen e Rusisë.
Top Channel