“Kam dalë në punë me pompën e gjirit me vete”, Jonida Shehu tregon se si ka filluar punë dy javë pas lindjes

26/03/2022 08:10

Jonida Shehu tregoi për “Ëndërrtjerrësit” disa nga sfidat që ka kaluar gjatë karrierës por edhe jetës private.

Pas një periudhe disa mujore pauze në televizion për tu marrë me planet e saj për një fëmijë vendosi të rikthehej në ekran me një ofertë nga “Top Channel”.

Jonida do të drejtonte emisionin e pasdites ku në një periudhë në të cilën ishte dhe shtatzënë.

Ajo tregoi se e ka kaluar periudhën e shtatzënisë në punë duke e çuar deri në fund misionin e nisur.

Gjatë pushimeve të sezonit të parë erdhi në jetë fëmija i saj dhe gjërat u bënë më të vështira.

Ajo duhej të rikthehej në punë pas dy javësh dhe kësaj radhe me pompën e qumështit të gjirit me vete.

“Pas dy javësh kam dalë në punë me pompën e gjirit me vete”, u shpreh Jonida.

Top Channel