Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë
Anglia fiton me përmbysje në takimin miqësor ndaj Zvicrës në “Wambly”.
Në Londër, tekniku Southgate zbriti në fushën e lojës me disa ndryshime në formacionin titullar, sidomos në mbrojtje, ndërsa në krahun tjetër zviceriani Yakin u prezantua praktikisht me formacionin më të mirë.
Pjesa e parë foli për Zvicrën, që pavarësisht së nuk dominoi në qarkullimin e topit, krijoi më shumë raste dhe frytet i morën shumë shpejt, pasi Embolo shënoi golin e avantazhit në minutën e 22-të.
Disavantazhi vendosi disi në lëvizje “tre luanët”, por goli i barazimit erdhi në goditjen e parë në portën e Omlin. Në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë Luke Shaw barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, anglezët ndryshuan fytyrë me zëvendësimet e shumta, duke dominuar pothuajse në çdo sektor, duke vizituar vazhdimisht portën e kundërshtarit. Përmbysja u konkretizua në minutën e 78-të, me Harry Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Një përmbysje karakteri dhe pse në një ndeshje miqësore për Anglinë, ndërkohë Zvicra tashmë kthen fokusin nga takimi i radhës, ndaj Kosovës në 29 mars, ndërsa në të njëjtën ditë, nënkampionët e Europës do të masin forcat përballë Bregut të Fildishtë.
Top Channel