Artistja Eneda Tarifa tregoi për “Ëndërrtjerrësit” rrugëtimin e saj të gjatë ne “Top Channel” duke nisur që nga Top Fest.

Pasi fitoi Top Fest i erdhi një ftesë për të prezantuar Portokalli, duke nisur kështu një rrugëtim shumë të gjatë në ekran.

Më pas ka prezantuar “Top Talent” dhe “The Voice of Albania” të cilat mbeten eksperienca të bukura.

Ajo arriti të specifikonte dy prej eksperiencave më të jashtëzakonshme për të, “Portokalli” dhe “The Voice of Albania”.

Në Portokalli ajo ka prezantuar dhe ka aktruar duke krijuar shumë kujtime nga ai program.

Nuk mund të linte pa përmendur edhe aktrimin për të cilën kishte dashur të bënte një shkollë, por kishte zgjedhur një degë tjetër e cila do e ndihmonte në pjesën tjetër të karrierës.

Top Channel