“Oscars 2022”, Dalina Buzi jep detaje nga mbrëmja gala me të ftuar surprizë nga tapeti i kuq i ceremonisë

25/03/2022 13:34

Të dielën, nën moderimin dhe autorisë e Dalina Buzit do të vijë mbrëmja gala në ekranin e Top Channel.

E ftuar në “Wake Up”, Dalina Buzi ka zbuluar disa prej detajeve duke thënë se Bleona do të jetë e ftuar surprizë nga tapeti i kuq i ceremonisë.

Dalina Buzi: Oferta ishte e papritur, bie telefoni dhe a mund ta bësh. Kam që 16 vjeç që e ndjek rregullisht përveç vitit të kaluar që kishte shikueshmërinë më të ulët. Unë e gdhij atë ditë. Oscarin e kam traditën time, e ndjek vetëm dhe nuk kam dashur ta ndaj me asnjë tjetër si eksperiencë. Madje kam kërkuar të ftohem vetë kur e bënte Digitalbi dhe kam shkuar me shumë dëshirë 2 herë tek komentet. Kur je tek të 20-at fillon e tallesh me këta njerëz që kanë këtë guxim. Tani në të 40-at them që asnjë nuk të sheh ty, nëse nuk i thua që më shiko.

Pyetje: Si do jetë nata?

Dalina Buzi: Le të jemi realist. Ne po flasim për Oscarin në Tiranë, një qytet shumë i vogël. Padyshim që do respektohet ekrani me veshje. Ajo cfarë kisha unë në mendje është që vjet Oscari pësoi rënien më drastike të të gjitha kohërave. Ishte dhe pandemia e rinia e ka humbur komplet interesin se janë të drejtuar nga platforma, nga seriale dhe Oscari është një ceremoni që i kushtohet shumë filmave autorë dhe nuk ka interes.

Këtë vit është bërë 3 orë nga 4 orë dhe i kanë kushtuar kohë spektaklit. Televizioni këtë radhë ka shkuar përtej akademisë. Deri dje kemi pasur shumë probleme me të ftuara gra. E kisha taksur për Eva Muratin se i ndjek filmat e Oscarit, por do ikë jashtë shtetit. Do të jetë një zhurmë e këndshme, nuk do futemi tek gjëja që unë kam qejf por të argëtojmë njerëzit. Kemi lidhje direkte me fanatikë të filmave që do mblidhen në një vend.

Bleona do të jetë në tapetin e kuq, Armina dhe Valdrini do të flasë për lookun. Një nga producentët e Hive do të jetë edhe pjesë e mbrëmjes së Oscar.

Top Channel