Aktorja Delinda Disha ka arritur të gjejë forcën brenda vetes, pasi njoftoi ndjekësit e saj se ka humbur dy binjakët që priste.

Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, Delinda performoi mbrëmë në në teatër në rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë, por përfundon duke birësuar një vajzë.

Pas kësaj, Delinda ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet optimiste se do ia dalë.

Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta. Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkroi Delinda.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel