Një shkencëtar ka krijuar një algoritëm kompjuterik që mund të çojë në zbulime transformative të fizikës dhe që përforcon teoritë se realiteti që ne njohim mund të jetë simulim.
Algoritmi është krijuar nga fizikanti Hong Qin, i fizikës së plazmës në universitetin Princeton dhe përdor një proces të inteligjencës artificiale të quajtur “Makineria kuptuese” me qëllim përmirësimin e dijes së saj me anë të eksperiencës.
Në një email me rrjetin ‘Big Think’, Qin shkruante: “Algoritmi i laptopit të universit duhet të ishte diçka e thjeshtë i përcaktuar në rrjetën e shtresës kohë-hapësirë.”
“Kompleksiteti i universit mund të rezultojë nga masa e madhe e memories së kompjuterit por vetë algoritmi është diçka e thjeshtë”.
Algoritmi mund të sjellë parashikime domethënëse për eventet natyrore por jo që ne të kemi aftësi të simulojmë ekzistencën.
Fjalët inkurajuese të zbulimit të Qin janë interesante në lidhje me disa fizikatë të njohur para tij që kanë shprehur idenë se universi që njohim ështe në fakt një hologram dhe se truri i njeriut është një lexues hologramësh, siç thonë observimet e Karl H. Pribram, David Bohm e me vone Corrado Malanga.
Kërkimi i Qin përdor qasjen e “teorisë së fushës së fshehtë,” si një fushë algoritmike me parametra të rregullueshëm sipas të dhënave të observimit.”
Ai shton se “pas tarimit, teoria e fushës diskrete kthehet në një algoritem që i lejon kompjuterëve të parashikojnë observime të reja.”
Sipas teorisë së Qin, fusha e tij diskrete e konsideron shtresën kohë-hapësirë të vazhdueshme. Një qasje e tillë nisi nga Isaac Newton, i cili përdorte tre stile të observimit të kohë-hapësirës, siç ishin ligji i lëvizjes, i gravitetit dhe i kalkulimit.
Ashtu si studiues të tjerë Qin beson se ka probleme në kërkimet aktuale me ligjet e fizikës moderne, por ai thotë se këto mund të tejkalohen.
Qin thotë se puna e tij konçidon me logjikën e teorisë së simulimit të Bostrom që do të thotë se “teoria e fushës së fshehur është themelore për ligjet aktuale të fizikës në hapësirën e vazhdueshme”.
Top Channel