”Duam të shkojmë në Shqipëri, jemi më të sigurtë”: Refugjatët ukrainas ikin nga Serbia!

25/03/2022 14:53

Në një intervistë për televizionin serb Kurir, që njihet si i afërt me presidentin Aleksandar Vuçiç, Darko Trifunovic, profesor i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, rrëfeu se refugjatët ukrainas të vendosur në kryeqytetin serb kanë filluar të largohen drejt Shqipërisë. Arsyeja? Ndihen më të sigurtë në vendin tonë se në Serbi..

“Kam pasur rastin të flas me refugjatët ukrainas këtu. Është e tmerrshme, ata nuk ndihen të sigurtë këtu. Serbia është i vetmi shtet në Europë ku media të caktuara e përshkruajnë si të arsyeshme luftën e Rusisë në Ukrainë. Moderatorja kishte ndërhyrë për ta zbutur paksa qëndrimin e tij dhe kujtoi sesi Serbia votoi në favor të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përmes të cilës dënohej agresioni rus në Ukrainë. Por Trifunovic vazhdon tek e vetjan…

“Takova dje njerëz në një pikë karburanti; katër makina me fëmijë, ishin me targa të Ukrainës. U afrova dhe i pyeta ku po shkojnë. Më thanë se po shkojnë në Shqipëri sepse në Serbi nuk ndihen të sigurtë. Kjo për mua ishte shumë e rënda. Kjo po ndodh falë gjeneralëve tanë, njerëzve tanë… ja çfarë bëjnë”, tha profesori.Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Serbisë, e përpos kësaj, në Beograd janë mbajtur edhe tubime në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

Top Channel