Audicioni parë si moderatore për “Portokalli”, Nevina: Nuk ia kisha idenë televizionit

25/03/2022 21:54

Mbrëmjen e sotme në “Ëndërrtjerrësit”, moderatorja Nevina Shtylla rikujtoi shtatorin e vitit 2010, ku mori pjesë në edicionin për moderatore në “Portokalli”.

Nevina tha se ishte audicioni i parë dhe hapi numër një drejt televizionit, fushë për të cilën nuk kishte asnjë njohuri asokohe. Moderatorja nuk la pa përmendur edhe eksperiencën në “Procesi Sportiv”.

Nevina Shtylla: Ky ka qenë audicioni im i parë, ishte hapi i parë. Altin Basha më ka kërkuar një takim po se kisha idenë fare si funksiononte atv dhe s’kisha as një lloj eksperience të vogël. Për emisionet sportive thoja nuk do pranoj kurrë por procesi më shërbeu si një lloj sprove por kisha një mungesë bagazhi. Ka qenë Fjoralba para meje, pastaj te procesi erdha unë. Procesi më ka dhënë shumë eksperiencë.

Top Channel