“Nuk e kam takuar djalin për dy javë, ish-partnerja kundër Për’puthen”, Dritani zbulon ‘sekretin’, shtanget Rrushja

24/03/2022 20:07

Dritani tregoi për herë të parë në takimin me Rrushen se kishte një fëmijë, ajo si fillim mbeti e shtangur por më pas tha se nuk e kishte problem.

Ai e ka fshehur këtë gjë pasi po priste një moment të duhur për ta thënë dhe ky do të ishte takimi i parë.

Vajzat në fillim mbetën të habitura nga kjo deklaratë e cila më pas u shoqërua me diskutime.

Dritani tregoi se ish-partnerja e tij nuk e ka lënë të shohë djalin pas hyrjes në Për’puthen.

“Nuk e kam takuar djalin për dy jave sepse ish-partnerja ishte kundër, që unë të bëja pjesë në Për’puthen”, tha Dritani.

Ai tha se ajo ka menduar për psikologjinë e djalit të tyre prandaj nuk ka dashur pjesëmarrjen e tij në program dashurie.

Top Channel