Sot Fiks Fare sjell një skandal që ka ndodhur me groposjen e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e pulave.
Fiks Fare ka zbuluar se dy kompani në mënyrë të jashtëligjshme kanë groposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa kryer procedurën strikt të dizifektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.
Fiks Fare ka zbuluar vendet ku janë groposur pulat e ngordhura.
Gjatë punës së grupit të xhirimit në terren, jashtë rrethimit të stabilimentit të kompanisë OVITAL në fshatin Kullë të Sukthit, e cila kishte groposur pulat në një vend fare pranë qendrave të banuara dhe pranë një kanali vaditës, disa persona që prezantohen si përfaqesues të kompanisë së mbarështimit të pulave kërcënuan me jetë gazetaren dhe operatorin e Fiks Fare dhe thyen kameran.
Top Channel