Meta uron besimtarët bektashianë: Pranvera dhe demokracia do të triumfojnë përherë!

22/03/2022 14:11

Presidenti i Republikës ka uruar besimtarët bektashian festën e Sulltan Novruzit.

Pasi vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, dhe takoi Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Meta ka uruar për “Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari, për një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë, për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë, më të zhvilluar, më demokratike dhe plotësisht europiane”.

Pranvera dhe Demokracia, në sintoni të plotë me njëra-tjetrën, do të triumfojnë përherë, e mbyll Meta urimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA