Rusia pranon 10 mijë vdekje? Media e Kremlinit: Na hakuan faqen

21/03/2022 22:20

Media ruse, pro-Kremlinit Komsomolskaya Pravda (KP) botoi një artikull duke cituar ministrinë të thoshte se 9,861 ushtarakë rusë kishin vdekur, një shifër që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për viktimat ruse.

Ndërsa për numrin e të plagosurve thuhej se ishin 16.153 ushtarë. Por vetëm pas disa minutash ky lajm u zhduk nga faqja online, por gjithësesi nuk i shpëtoi mediave ndërkombëtare.

Redaktori i KP, Vladimir Sungorkin, i pyetur nga BBC për lajmin, tha se informacioni i publikuar ishte pasojë e një sulmi kibernetik.

Më herët dega e BBC në Rusi kishte përpiluar një listë me 557 vdekje të ushtarëve rus të konfirmuar në pushtimin e Ukrainës, duke përmendur se ministria ruse e mbrojtjes deri më tani ka dhënë vetëm një herë shifra të vdekjeve – 498 vdekje që nga 2 marsi.

Top Channel