Sherr në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, përfundojnë në spital 2 persona
20/03/2022 21:55
Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
60-vjeçari i identifikuar si A.Sh., 43-vjecari E.G., dhe kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin dhe ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel