“I kam thënë kartelit të mos më shpëtojë nëse kapem”/ Dalin videot e rralla të arrestimit të El Chapos 10 vite, momenti kur i thotë policëve se nuk do luftë me shtetin 23/08 17:13
Autoritetet lokale në Mariupol thanë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku po strehoheshin 400 persona.
Në një postim në Telegram, këshilli i Mariupolit tha se shkolla është shkatërruar dhe se banorët janë nën rrënoja. Sipas mediave të huaja, gra, fëmijë dhe të moshuar strehoheshin në këtë shkollë.
Ende nuk dihet nëse ka viktima apo sa është numri i të plagosurëve.
Besohet se në Mariupol janë të bllokuar mbi 300,000 persona. Ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme të forcave ruse, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëy dhe materiale.
Top Channel