Papa Françesku viziton fëmijët ukrainas të plagosur nga lufta

20/03/2022 08:52

Papa Françesku ka vizituar fëmijët ukrainas mbrëmjen e djeshme të cilët po trajtohen në një spital pediatrik në Romë.

Siç duket edhe në foton e publikuara nga Vatikani, Papa bisedon me fëmijët, disa prej të cilëve janë lënduar nga sulmet ruse.

“Le të lutemi për ta… fëmijët në Bambino Gesu të plagosur nga lufta”, tha Papa Françesku të shtunën teksa iu drejtua një dëmijëve.

Rreth 20 fëmijë ukrainas po trajtohen në dy degë të Spitalit Bambino Gesu për kancer, për sëmundje neurologjike ose lëndime të rënda lufte, të shkaktuara nga shpërthimet.

Top Channel