Lufta në Ukrainë pengon bashkëpunimin SHBA-Rusi në hapësirën kozmike

20/03/2022 09:16

Pas sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për sulmin ndaj Ukrainës Rusia e lë të hapur të ardhmen e Stacionit të përbashkët Kozmik ISS pas vitit 2024.

Sanksionet e vendosura ndaj Moskës për sulmin ndaj Ukrainës kanë rënduar shumë edhe bashkëpunimin SHBA-Rusi në hapësirën kozmike. Agjencia Ruse për Hapësirën Kozmike – Roskosmos – e ka lënë të hapur të ardhmen e Stacionit Kozmik ISS pas skadimit të kontratës në vitin 2024. NASA synon një marrëveshje bashkëpunimi deri në vitin 2030.

Sipas njoftimeve të CNN pas përplasjeve javën e kaluar në Twitter mes ish-komandantit të ISS Scott Kelly dhe kreut të Agjencisë Ruse për Hapësirën Kozmike, Dmitry Rogozin NASA ka paralajmëruar astronautët dhe ish-astronautët amerikanë lidhur me sulme të mundshme verbale dhe fyerje ndaj “partnerëve rusë”. NASA tha se fyerjet dhe sulmet verbale ndaj zyrtarëve rusë mund të kenë pasoja “të dëmshme” për operacionet e ISS.

 Drei Kosmonauten auf dem Weg zur Raumstation ISS

Në mes të tensioneve të rënda midis Rusisë dhe Perëndimit në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik arriti së fundi një ekuipazh i përbërë vetëm nga kozmonautë rusë. Kozmonautët Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov ankoruan me anijen e tyre kozmike Soyuz MS-21 në ISS.

NASA njoftoi se fillimisht kozmonautët rusë qëndruan në anijen e tyre kozmike, sepse pas ankorimit nevojitej ende pak punë përpara se të hapej porta e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik ISS.

Anija kozmike Soyuz, e lëshuar të premten (18.03) mban emrin e projektuesit të raketave sovjetike Sergei Korolev, i cili lindi në Zhytomyr në vitin 1907. Ky qytet gjendet tani në territorin e Ukrainës./DW

Top Channel